Agresioni saudit nën përkrahjen e Amerikës thellon katastrofën në Jemen

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar për përhapjen e sëmundjes së kolerës në Jemen nën hijen agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër këtij vendi dhe bllokadës së gjithanshme të vendosur ndaj popullit jemenas.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka deklaruar se përhapja e sëmundjes së kolerës në Jemen deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 1155 personave. Dominik Stillhart, drejtori i operacioneve humanitare të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ka paralajmëruar në mënyrë serioze se populli jemenas po përballet me përhapjen serioze të sëmundjes së Kolerës. Ai në vazhdim ka thënë: “Statistikat e mbledhura nga Ministria e Shëndetësisë së Jemenit tregojnë se sëmundja e kolerës në periudhën kohore 27 prill deri më 13 maj të këtij viti, ka marrë jetën e 115 personave”. Dominik Stillhart shtoi: “Gjatë kësaj periudhe gjithashtu më shumë se 8500 persona dyshohet të jenë prekur nga sëmundja kolera në 14 provinca të Jemenit. Numri i personave të prekur nga sëmundja kolera është shumë më i madh se sa kapacitetet e spitaleve të Jemenit deri në atë masë saqë në një shtrat janë shtruar 4 pacientë. Një numër i madhi pacienteve po kurohen në parqe dhe disa në makinat e tyre”. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka theksuar se Jemeni ndodhet në gjendjen më të keqe nga të gjithë vendet që përballen me kriza njerëzore në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka raportuar se që nga koha e fillimit të agresionit ushtarake të koalicionit saudit kundër Jemenit në vitin 2015, deri më tani janë vrarë mbi 8000 civilë jemenas. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi shtimin me 50% të rasteve të infektuara me sëmundjen e kolerës në Jemen si pasojë e vazhdimit të agresionit ushtarak dhe bllokadës së Arabisë Saudite ndaj këtij vendi. deklaroi: “Nga data 27 prill kur u konfirmua përhapja e sëmundjes së kolerës në Jemen e deri më tani, janë regjistruar 35.217 persona të infektuar me këtë sëmundje”. Nevio Zagaria, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Jemen, ka deklaruar se numri i personave të infektuar me sëmundjen e kolerës në Jemen është 23.500 persona. Sipas tij, deri më tani 242 jemenas kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes së kolerës. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, në mars të vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekur tokësore, detare dhe ajrore ndaj këtij vendi.

Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite dhe bllokada e hekur kundër Jemenit është bërë shkak që populli jemenas të përballet me mungesa të mëdha në sektorin e shëndetësisë dhe medikamenteve. Rezultatet e hulumtimit të një anëtari të një organizate humanitare të Norvegjisë tregojnë se situata në Jemen është shumë më e keq se sa që transmetohet në media dhe gati për çdo 10 minuta vdes një fëmijë nga uria dhe sëmundja në këtë vend. Al-Vahid Ashtrum nga një organizatë humanitare e Norvegjisë e quajtur “Këshilli i Refugjatëve të Norvegjisë (NRC) në një intervistë me kanalin televiziv n-tv të Gjermanisë, ka thënë se nga Jemeni publikohen statistikat dramatike. Ashtrum i cili në muajin prill ka qëndruar tre javë në Jemen, shtoi: “Një e treta e popullit të Jemenit janë të uritur dhe mbi 500 mijë fëmijë jemenas po vuajnë nga kequshqyerja”. në lidhje me alternativat politike për t’i dhënë fund luftës në Jemen, gjithashtu tha: “Në këtë drejtim ekziston vullnet shumë i vogël politik! OKB ka dy vjet që po mundohet të bëjë diçka në këtë drejtim, mirëpo nuk ekziston vullnet i hapur në këtë drejtim dhe kjo situatë në një famë mënyre mund të quhet e disfatë e diplomacisë!”. SHBA dhe sionistët po e përkrahin agresionin saudit kundër Jemenit me qëllim që të realizojnë objektivat e tyre për sundimin e pikave strategjike të territorit të Jemenit dhe për të shtrirë ndikimin e tyre në Lindjen e Mesme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne