Ai vend që përdor sharrën për prerjen e kockave nuk duhet të ketë armë bërthamore

Një prej anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë lidhur me mundësinë e bashkëpunimit bërthamor mes Amerikës dhe Arabisë Saudite ka thënë se një vendi që përdor sharrën për prerjen e kockave nuk i duhet dhënë mundësia të prodhojë armë atomike.

Gazeta amerikane Nju Jork Times ka analizuar marrëveshjen e bashkëpunimit bërthamor të Amerikës me regjimin al Saud të Arabisë Saudite dhe ka vënë në dyshim besueshmërinë ndaj këtij regjimi. Kjo gazetë ka përmendur kontratën prej 80 miliard dollarësh mes Amerikës dhe Arabisë Saudite për ndërtimin e centraleve bërthamore dhe ka thënë së pika më e rëndësishme është se sauditet dëshirojnë që karburantin bërthamor ta prodhojnë vetë. Bred Sherman përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë ka thënë se shitja e avionëve për Arabinë Saudite është një çështje mirëpo shitja e teknologjisë për prodhimin e tyre është një çështje tjetër. Një vend që përdor sharrën për prerjen e kockave nuk është një vend i besueshëm dhe nuk mund t’i besohet për të pasur armë atomike. Sherman, përfaqësues i demokratëve, ka përmendur vrasjen e gazetarit Khashoggi dhe copëtimin e trupit të tij me sharrë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne