Akar: Mbështetja dhe ndihmat për puçistin Haftar duhet të ndalen sa më shpejt që të jetë e mundur

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar deklaroi se ndihma dhe mbështetja për puçistin Haftar, i cili parandalon vendosjen e paqes, qetësisë dhe integritetitin territorial të Libisë, duhet të ndalen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Duke vënë në dukje se takimi me ministrat maltez dhe libian në kryeqytetin Ankara ishte shumë pozitiv, ministri Akar tha: “Unë besoj se përpjekjet dhe që do t’i japim paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë në Mesdhe do të jenë një model i rëndësishëm jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë botën, në periudhën e ardhshme”.

Pas takimit tresh të mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare me ftesë të ministrit Akar dhe me pjesëmarrjen e ministrit të Brendshëm libian Fethi Bashaga dhe ministrit të Sigurisë Kombëtare dhe Çështjet e Brendshme të Maltës, Byron Camilleri, u mbajt një deklaratë për shtyp.

Akar vuri në dukje se përgjegjësitë e Turqisë në arenën ndërkombëtare vijnë duke u rritur çdo herë e më shumë, ndërsa vijoi shtoi: “Në këtë kontekst, mund të them që kemi filluar të marrim frytet pozitive të përpjekjeve tona për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin”.

Ai theksoi se aktivitetet në Libi vazhdojnë si pjesë e punës me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në Libi, të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), ndërsa vijoi me këto fjalë: “Aktivitetet tona të trajnimit, bashkëpunimit dhe të konsulencës vazhdojnë. Dua që të gjithë ta dinë se ne jemi pranë vëllezërve tanë libianë. Përpjekjet tona për këtë çështje kanë vazhduar deri më sot, dhe unë do të doja të nënvizoja se bashkëpunimi ynë me vëllezërit tanë libianë dhe qeverinë e njohur nga OKB-ja do të vazhdojë. Ne e dimë se pengesa më e madhe për të arritur këtë qëllim është puçisti Haftar. Prandaj, është thelbësore që çdo ndihmë dhe mbështetje për puçistin Haftar, i cili parandalon paqen, qetësinë, besimin dhe sigurimin e integritetit territorial, të ndalet menjëherë”.

Ministri Akar preku edhe në lidhjet historike mes Turqisë, Maltës dhe Libisë dhe tha: “Dëshiroj të them se jam shumë i lumtur të dëgjoj mendimet e dy miqve të mi të vlefshëm dhe të ndaj mendimet tona të përbashkëta me ata. Unë do të doja të falënderoja edhe një herë për qëndrimin e vendosur dhe konstruktiv të Maltës ndaj zgjidhjes politike në Libi. Besoj se dialogu, bashkëpunimi dhe punimet mes nesh do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. Dua të them që këto punime që do të bëjmë do të kontribuojnë për vendosjen sa më shpejt që të jetë e mundur të stabilitetit edhe të Libisë edhe të rajonit tonë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne