Aksident i rëndë pranë Tiranës, i plagosuri mbetet në rrugë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në kthesën e Rinasit. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Fushë-Prezë.

Në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete, ku për pasojë 1 person ka mbetur i lënduar.

Nuk ka ende informacion për gjendjen e personit të lënduar, ndërkohë që mësohet se i plagosuri është lënë për një kohë të gjatë në rrugë për shkak të mungesës së ambulancës.

Policia dhe ambulanca ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne