Aksoy: Qëndrimi parimor i Turqisë për Venezuelën nuk ka ndryshuar, jo mjeteve antidemokratike

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, publikoi një komunikatë me shkrim në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me raportimet e fundit mbi marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Venezuelës.

“Marrëdhëniet e Turqisë me Venezuelën bazohen në parimet e mosndërhyrjes në punët e brendshme, respektimit të të drejtave sovrane të shteteve, vullnetit popullor e demokracisë, si dhe në interesa të ndërsjella.

Ne kemi nënvizuar gjithmonë se jemi kundër ndërhyrjes së huaj duke përdorur mjete antidemokratike dhe duke vendosur sanksione të njëanshme për të rrëzuar qeveritë legjitime dhe regjimet kushtetuese, ndërsa ritheksojmë se rruga e vetme për një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme të problemeve në lidhje me Venezuelën kalon nga dialogu domethënës dhe gjithëpërfshirës.

Nga ana tjetër, disa vendime të marra nga sektori privat dhe institucionet, sidomos për shkak të sanksioneve tërësore të njëanshme të vendosura kundër Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të pavarura nga marrëdhëniet zyrtare dypalëshe Turqi-Venezuelë.

Qëndrimi parimor i Turqisë për Venezuelën nuk ka ndryshuar. Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët, të cilat aspirojnë të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për mosmarrëveshjet aktuale në Venezuelë, të vazhdojnë të mbështesin procesin e dialogut politik. Këto përpjekje nuk duhet të shpërdorohen për hir të debateve të brendshme politike dhe interesave ditore”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të MPJ turke, Hami Aksoy./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne