Aksoy: Sanksioneve u kundërpërgjigjemi shumëfish në kuadër të reciprocitetit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) në lidhje me deklaratën e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se janë duke bërë përgatitje për sanksione ndaj Turqisë në lidhje me operacionin Burimi i Paqes u shpreh se në kuadër të reciprocitetit të plotë do të kundërpërgjigjen shumëfish.

Zëdhënësi Aksoj iu përgjigj me shkrim pyetjes në lidhje me deklaratat për sanksione ndaj Turqisë që mund të zbatohen nga Amerika.

Aksoj kujtoi se që kur ka filluar operacioni Burimi i Paqes, udhëheqjes amerikane i janë përcjellë informacione në të gjitha nivelet dhe se objektivi dhe qëllimi i operacionit u deklarua në mënyrë të qartë me opinionin publik ndërkombëtar.

“Qëllimi i Turqisë është të luftojë organizatat terroriste që përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të saj dhe Turqia do të vazhdojë këtë luftë me vendosmëri. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se në kuadër të reciprocitetit të plotë ne do të përgjigjemi shumëfish ndaj çdo hapi që do të hidhet kundër kësaj (qëllimit të Turqisë)”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin kishte bërë të ditur se  Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të nënshkruaj një dekret që i jep autorizim Departamentit të Thesarit që të zbatojë sanksione ndaj Turqisë, por sanksionet nuk do të zbatohen për momentin./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne