Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe 71 janë plagosur pas shpërthimit të në bombe në një kishë egjiptiane.
Sulmi ndodhi në Kishën e Mar Girgos në dlaje të Nilit në qytetin e Tantës, në veri të Kairos.
Disa minuta më pas, ndodhi një shpërthim i dytë përballë kishës katolike të Aleksandrisë, ku mbetën të plagosur disa persona.
Minoriteti i krishterë egjiptian përbënte rreth 10% të popullatës dhe ka qenë në shënjestër prej kohësh nga ekstremistët islamikë.
Mjeti shpërthyes ishte vendosur poshtë njërës prej karrigeve në kishë.
Sulmi ndodhi gjatë ceremonisë së të dielës së palmave që shënon nisjen e javës së kremtimeve të Pashkës.
Papa Françesku që pritet të vizitojë Egjiptin gjatë këtij muaji e dënoi menjëherë sulmin nga Vatikani.