Bota

Aktivisti suedez: “Izraeli është duke u përpjekur të ndryshoj statusin e Al Aksas”

Aktivisti suedez me origjinë nga Izraeli, Dror Feiler, është i mendimit se Izraeli synon të ndryshoj statusin fetar, historik dhe politik të Al-Aksas.

Feiler bashkë me disa aktivistë nga Suedia dhe Norvegjia, në vitin 2015 morrën një rrugë me qëllim të depërtimit të bllokadës izraelite në Gaza, ndërkohë që në një prononcim për AA, ai është ndalur edhe te zhvillimet rreth Al-Aksasë.

“Qeveria izraelite ka në plan të bëjë ndryshime të statusit fetar, historik dhe politik të Al-Aksas”, tha Feiler, i cili beson se qeveria izraelite qëllimisht është duke rritur tensionet.

Ai rikujtoi se edhe në vitin 2014, Izraeli u përpoq të ndryshoj statusin e atij rajoni.

“Pavarësisht se qeveria e Izraelit e di epilogun, ajo preferon që kohë pas kohe të bëj përpjekje. Shpresoj se me demonstrimin e reagimit të drejtëpërdrejtë dhe efikas, Izraeli do të zbrapset gjithmonë”, tha Feiler.

Ai pohon se tre njerëzit që policia izraelite i vrau më 14 korrik, si të dyshuar për planifikimin e një sulmi të armatosur në Al-Aksa, në fakt janë izraelitë.

“Mbeta i befasuar sepse mediat nuk kanë shkruar në lidhje me të. Sigurisht, Izraeli, i cili përdor çdo situatë për të përfituar vet, edhe në këtë rast akuzoi palestinezët”, tha Feiler.

Ai shtoi se problemet midis Izraelit dhe Palestinës mund të zgjidhen vetëm duke zbatuar parimet njerëzore.

“Duhet mbajtur parasysh se muslimanët, çifutët, të krishterët dhe ateistët kanë të njëjtat vlera. Ne duhet të respektojmë dallimet tona”, tha Feiler./ AA

OPINIONE

INTERVISTA