Shqiperia

Aktori i famshëm i ‘Ertugrul’: Kam origjinë shqiptare

Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme.

Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm, por buja e serialeve turke kanë shkuar deri në vendet latine, aty ku kanë “lindur” serialet televizive.

Nurettin Sönmez është emri i vërtetë i aktorit turk, “Bamsi” të cilin e shohim teksa interpreton në serialin turk “Ertugrul”, por tani e mësuam se është shqiptar.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Bisedë në vapor” të realizuar nga TRT Turk, ku ka dhënë dhe një deklaratë lidhur me origjinën e tij dhe duket se na ka emocionuar.

Gazetari e ngacmon duke i thënë se tipari i tij më i dallueshëm janë vetullat e tij. Aktori u përgjigj së këtë tipar e ka trashëguar nga gjyshi nga ana e mamasë, i cili, ishtë shqiptar.