Shqiperia

Akuzohet për helmim në miting: “E bëre ti!” Reagon Berisha

TIRANE-Episodi me mitingun e PD ku shumë qytetarë u ndjenë keq duke u drejtuar në spital ka bërë bujë për dy ditë me radhë.

Shkaku ende nuk është zbuluar dhe hipotezat janë të ndryshme, madje disa kanë shkuar deri aty sa, kanë akuzuar publikisht ish-kryeministrin Sali Berisha se ka gisht me helmimin e 140 simpatizantëve të Partisë Demokratike në mitingun e hapjes zyrtare të fushatës në Tiranë.

Në një prej denoncimeve publike që bën një qytetar/e në profilin e Berishës në Facebook,  replikon edhe ish-kryeministri.

Ai e ka mohuar kategorikisht këtë gjë duke e quajtur qytetarin/en si njeri që ka probleme mendore.

“Ti e ke hedhur vetë për të akuzuar të tjerët, një pyetje, ti pse nuk ishe në këtë miting se ti nuk mungon asnjëherë”, shkruan qytetari, Berishës.

Në replikën e tij, ish-kryeministri i përgjigjet: “unë aty isha dhe u lëndova por të tjerët më shumë se unë, me sa duket ke probleme me sytë e mendjes dhe në këtë rast kujdes se nuk ka okulist që të bën derman”,  i shkruan Berisha.

Situata e krijuar pas mitingut është tashmë në fokus të autoriteteve përkatëse që po hetojnë për gjetjen e shkaqeve.

statusi ne fb