Alarmon gazetarja Klodiana Lala: ‘Shteti ka rënë’

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka shprehur revoltën ndaj maxhorancës, e cila me votoi projektligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas Lalës shteti ka rënë pasi ka rënë Gjykata Kushtetuese.

‘Është një akt i turpshëm që ligjëroi vjedhjen e Pronës Publike’ shton më tej gazetarja.
Postimi i plotë:

“Shteti ka rënë. Sepse ka rënë Gjykata Kushtetuese. Plani që çoi në kapitullimin e Gjykatës Kushtetuese ishte sa djallëzor aq edhe mafoz.

Akti i turpshëm që ndodhi në Kuvend duke ligjëruar vjedhjen e Pronës Publike që sjell dhe shembjen e Teatrit Kombëtar nuk mund të zhbëhet sepse s’ka Kushtetuese.

Për të gjithë zërat mediokër që duartrokitën rënien e Gjykatës po ju kujtoj se nuk janë as më shumë e as më pak se njerëz pa shtyllë kurrizore.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne