Albin Kurti: Grenell është i përfshirë në krizën politike në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë.

Kurti, tha se popullit nuk mund t’i ndalen protestat, duke parashikuar edhe mundësi për destabilizim.
Në një konferencë online për mediat ndërkombëtare, Kurti tha se nisma e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, e votuar në kuvend më 25 mars, ishte e koordinuar me ambasadorin Grenell. Ai tha se qeveria e tij u rrëzua, vetëm pse Grenellit po i ngutet “që të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë”.

Kurti shtoi ndër të tjera se Grenell nuk po mbanë as tani një qëndrim neutral kur është në pyetje formimi i qeverisë së re./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne