Rajoni

Ambasada ruse shpërndan një hartë me Kosovën e pavarur

Në një postim në Twitter Ambasada e Rusisë në Shkup ka shpërndarë një hartë ku paraqitet gazsjellësi rus, ose rrjedha turke e tij. Në hartën e Europës ndodhet edhe Kosova si shtet fqinj i Serbisë dhe Maqedonisë.

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është njëra nga shtetet penguese për karrigen e Kosovës në OKB.

Kjo përfaqësi ruse në Shkup e ka shpërndarë hartën me gazsjellës si përgjigje ndaj Ambasadës Amerikane në Maqedoni.

“Pasi miqtë tanë amerikanë po kërkojnë zgjidhje për ndotjen ne po u ofrojmë një” shkruan në ‘cicërimën’ e rusëve.

Gazsjellësi kalon përmes Detit të Zi, pastaj kalon nëpër Turqinë evropiane, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe përfundon në Hungari.

OPINIONE