Ambasadori i Turqisë në Tiranë: Investimet turke në Shqipëri arrıjnë në 3 miliardë dollarë

Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk në një intervistë në emisionin “Passaport” në Tv SCAN, thotë se volumi tregtar mes Shqipërisë dhe Turqisë shkon në 520 milionë dollarë për vitin 2019, me një rritje prej 60 milionë dollarë krahasuar me 2017.

Ambasadori thekson se investimet turke në Shqipëri shkon në 3 miliardë dollarë, por ka ende potencial në sektorë të ndryshëm.

Ne kemi një vëllim investimi prej 3 miliardë dollarësh në Shqipëri. Firmat turke e kanë gjetur pozitive të investojnë në Shqipëri, të fillojnë një biznes dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi me këtë vend, i cili ka arritur një volum investimi prej rreth 3 miliardë dollarë. Prania ekonomike dhe tregtare e Turqisë këtu me ka habitur dhe mua. Rreth 435 kompani veprojnë në Shqipëri.

Fushat në të cilat veprojnë kompanitë tona janë shumë strategjike për Shqipërinë. Ne kemi investime në energji, bankë, telekomunikacion, miniera, infrastrukturë, shërbime kontraktuese, aviacionin civil dhe arsim. Vëllimi ynë tregtar është rreth 520 milionë dolarë. Në vitin 2017, kjo shumë ishte 460 milionë dollarë amerikanë, një rritje prej 60 milionë dollarësh. Ne po bëjmë përpjekje për të kapur këtë objektiv prej 1 miliardë dollarësh…”, u shpreh ambasadori turk.

Në lidhje me debatin për anëtarët e lëvizjes Gulen, ambasadori thotë se kjo është një organizatë e rrezikshme që në Shqipëri ka njerëz në sistemin e arsimit të shëndetësisë dhe në institucionet fetare.

Ambasadori turk paralajmëron palën shqiptare për rrezikun e kësaj lëvizje që sipas tij mund të krijojnë paqëndrueshmëri në shtetin shqiptar.

Njeriu që ju e quani Fethullah Gulen është një sharlatan që është kapur në mashtrimin e të qënit profet dhe po përpiqet të imponojë ata që besojnë në të. Ai është dikush që nuk ka thellësi shpirtërore dhe fetare. Për fat të keq, një numër i anëtarëve të organizatës që janë në rrugë të këtij personi gjithashtu veprojnë në Shqipëri. Ato ekzistojnë në sektorin e arsimit, ato ekzistojnë në sektorin e shëndetësisë dhe kanë infiltruar institucionet fetare. Ato kanë të bëjnë asgjë me Islamin dhe me nacionalizmin turk. Agjenda e tyre, pritjet dhe qëllimet janë të ndryshme. Prandaj, kur kontaktoni strukturat e tyre ligjore, është e nevojshme të mendoni , jo dy herë, së paku 22 herë”, ka deklaruar ambasadori i Turqisë në Tiranë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne