Ambasadori i Rusisë takim me kryetarin e Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri – Rusi”

Ambasadori Karpushin priti dje në një takim kryetarin e Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri – Rusi”, ish-ambasadorin shqiptar në Moskë, Avni Xhelili. Fokusi i bisedës ishin planet e mëtejshme për të zhvilluar aktivitete të ndryshme të përbashkëta. Z. Xhelili i tregoi Ambasadorit për rezultatet e punës së Shoqatës të kryer gjatë muajve të fundit dhe falënderoi Ambasadën për mbështetjen e saj të vazhdueshme. Nga ana e tij Ambasadori rus u shprehu mirënjohjen të gjithë anëtarëve të Shoqatës për angazhimin e tyre në funksion të forcimit të marrëdhënieve miqësore midis dy popujve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne