Amerika dhe Jordania pengon pjesëmarrjen e opozitarëve sirianë në takimin e Astanasë

Kryetari i delegacionit të opozitarëve sirianë në raundin e pestë të negociatave të Astanasë deklaroi se Amerika dhe Jordania kanë penguar përfaqësuesit e opozitarëve të armatosur në jug të Sirisë që të marrin pjesë në takimin e Astanasë.

Raundi i pestë i negociatave mes palëve siriane në Astana të Kazakistanit përfundoi të mërkurën në mbrëmje pas koordinimeve të delegacioneve përfaqësuese të Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në lidhje me çështjet kryesore të punës në Siri dhe vlerësimit të progresit në këtë drejtim. Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ahmed Al-Bari, kryetari i delegacionit të opozitarëve sirianë në raundin e pestë të negociatave të Astanasë duke zbuluar përpjekjet e Amerikës dhe Jordanisë për të penguar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitarëve të armatosur në jug të Sirisë në takimin e Astanasë, deklaroi: “Opozitarët sirianë çfarëdo lloj pengese në rrugën e negociatave, e konsiderojnë përpjekjeve për ndarjen territoriale të Sirisë”. Ahmed Al-Bari, gjithashtu, duke kritikuar mënyrën e bashkëpunimit të Amerikës me opozitarët sirianë në jug të Sirisë, tha: “Amerika gjithmonë është duke mbrojtur kufijtë e Izraelit dhe Jordanisë që të mos ndodhë ndonjë luftim në zonat kufitare”. Al-Bari i cili është shefi i shtabit të forcave të ashtuquajtura “Ushtria Çlirimtare e Sirisë”, deklaroi” Uashingtoni ka deklaruar se në distancën mbi 30 km larg kufijve, nuk do t’i ndihmojë forcat opozitare”./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne