Bota

“Amerika u zhgënjye sërish”, Erdogan mesazh NATO-s dhe falënderon Putin

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me projekt-rezolutën për mbrojtjen e civilëve palestinezë për të cilën SHBA-të vendosën veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka deklaruar se “Amerika u zhgënjye sërish”.

Presidenti Erdoğan, nga qyteti Rize ka marrë pjesë në një transmetim direkt të përbashkët të 24 TV, 360 dhe të Unionit të Publikuesve Anadolu.

“Kjo projekt-rezolutë u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 120 vota, me 8 vota kundër dhe 45 abstenim. Amerika u zhgënjye sërish”, deklaroi Erdoğan.

Ndër të tjera, në fjalën e tij Erdoğan ka përmendur edhe çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, për të cilën ai ka theksuar se, “Në rast se pas 24 qershorit do të vazhdojmë detyrën, puna e parë që do të bëjmë shpresojmë se do të jetë heqja e gjendjes së jashtëzakonshme”.

Po ashtu në lidhje me sistemin S-400 që Turqia do të marrë nga Rusia, Erdoğan ka rikujtuar se disa vende të NATO-s janë shprehur se sistemi S-400 është në kundërshtim me konceptin e NATO-s, por se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se ata nuk do të ndërhyjnë në këtë çështje.

“Greqia ka sistemin S-300… pse nuk i thuhet asaj që aktualisht i ka këto sisteme. Ndërsa në anën tjetër, në të nëjtën mënyrë këtë sistem e ka edhe Siria që është jashtë NATO-s, edhe kësaj nuk i flisni dot. Ndërsa kur vjen puna tek Turqia, ka një ngërç politik, është e pamundur ta kuptosh këtë. Ne jemi të interesuar për çdo gjë që kemi nevojë në industrinë e mbrojtjes. Më parë ne i kemi bërë propozimet, por ata nuk janë afruar. Faleminderit Rusisë që na dha kredi me kushte të favorshme. Ndërkohë që Rusisë i kam propozuar edhe për prodhimin e përbashkët të sistemit S-500, ku pas disa fazash të hyjmë në prodhim së bashku”– tha Erdoğan./ AA

Etiketa