Anëtari i AAK-së: Pres qe Haradinaj të kërkojë dëmshpërblim për dëmin që i është shkaktuar

Pas lirimit nga gjykata e Colmanit në Francë, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të kërkojë dëmshpërblim nga kjo gjykatë. Kështu bën me dije Riza Smaka, anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Unë pres qe Haradinaj të kërkoj dëmshpërblim. Nuk është se kam biseduar më të për këtë çështje. Por, unë pres qe ai të kërkoj kompensim dhe jam i sigurt se do të fitonte, sepse i është bërë dëm i madh me këtë ndalim. Haradinajt i është shkaktuar dëm i madh moral, sepse është fjala për një person publik, i cili u ndalua me akuza për krime dhe akuzat ishin të rënda. Sikur me akuzu dikënd për punë të pahijshme dhe të pandershme”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne