Anglezët që po përgatiten të takohen me Trumpin po kërkojnë që të vendosin këngën ‘American Idiot’ të parën në listë

Para vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Angli, britanikët filluan një fushatë në mediat sociale për të sjellë albumin e quajtur ‘American Idiot’ të rock grupit amerikan Green Day, në krye të listës muzikore të Anglisë.

Anglezët do të protestojnë kundër Trump-it, i cili do të vizitojë të premten, kryeqytetin e Anglisë, Londrën. Është mësuar se në protestë, do të ngritet një balonë e madhe me fytyrën e Trumpit në të dhe se shfaqja e protestës u organizua përmes mediave sociale.

Anglezët të cilët bënë thirrje që albumi American Idiot i publikuar në vitin 2004 nga grupi Green Day, të merret nga interneti, kanë për qëllim që ditën e vizitës së Trumpit, ky album të jetë i pari në listën muzikore.

Kënga me të njëjtin emër si albumi fillon me fjalët “Unë nuk dua të jem idiot amerikan / nuk dua një komb nën mediat e reja”. Periudha gjatë së cilës u publikua kënga pati shkaktuar reagime për shkak të fjalëve në ashpra në të.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne