Anija iraniane e naftës Grace 1 lirohet sot

Një prej gazetave britanike duke u mbështetur në informacione të qeverisë lokale të Gjibraltarit deklaroi se anija iraniane e naftës grace 1 lirohet sot.

Gazeta The Sun shkruan se autoritetet e Gjibraltarit nuk dëshirojnë rinovimin e afatit të bllokimit të anijes iraniane Grace 1 dhe sot do të jepet urdhri për lirimin e saj. Fabian Picardo ministër i lartë i rajonit të Gjibraltarit ka deklaruar se ky rajon nuk dëshiron vazhdimin e bllokimit të anijes Grace 1. Sipas The Sun autoritetet e Gjibraltarit tashmë janë të bindur se destinacioni i anijes Grace 1 nuk ishte Siria. forcat detare të Anglisë më 4 korrik bllokuan në formë të jashtëligjshme anijen iraniane të naftës Grace 1 në ngushticën e Gjibraltarit. Përveç kësaj forcat angleze kanë arrestuar edhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit të anijes dhe kanë konfiskuar pasaportat e tyre. Irani këtë veprim e ka quajtur pirateri detare dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të anijes Grace 1./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne