Anija shqiptare shpëton 111 emigrantë në Egje

Anija shqiptare Oriku dhe ekuipazhi i saj, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë zhvilluar një mision në detin Egje, ku kanë bërë të mundur shpëtimin e 111 emigrantëve.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.
111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.

Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.”-shkruan Xhaçka në postimin e saj./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne