Ankaraja mirëpret samitin tresh Turqi-Iran-Rusi me temë Sirinë

Samiti tresh Turqi-Rusi-Iran do të zhvillohet në sot në kryeqytetin Ankara me mirëpritjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe pjesëmarrjen e Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në deklaratën e Departamentit të Komunikimit të Presidencës të bërë në lidhje me samitin tresh që zhvillohet për herë të pestë në kuadër të formatit të Astana-s ishte bërë e ditur se “Samiti, duke filluar me vlerësimet e zhvillimeve në Siri me në krye Idlibin ka për qëllim që diskutohen hapat e përbashkëta që do të hidhen në periudhën në vijim me qëllim dhënien fund të përleshjeve në Siri, sigurimin e kushteve të nevojshme për kthimin sirianëve të strehuar në mënyrë vullnetare në vendin e tyre dhe gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme politike”.

Presidenti Erdoan, që do të takohet veç e veç me liderët përpara samitit në Pallatin Çankaya, së parë u takua me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani.

Pas takimit kokë më kokë me Ruhanin, Presidenti Erdoan do zhvillojë një takim me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Gjithashtu edhe Putini dhe Ruhani do të zhvillojnë një takim dypalësh.

Pas këtyre takimeve do të kalohet në samitin tresh.

Erdoan, Putin dhe Ruhani do të trajtojnë zhvillimet e fundit në Siri./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne