Ankaraja reagon ndaj dhunës së policisë franceze në protesta dhe plagosjen e fotoreporterit të AA

Ankaraja reagoi ndaj ndërhyrjes së ashpër gjatë protestave në vend të policisë franceze ndaj gazetarëve, ndër të cilët ishte edhe korrespondenti i Agjencisë turke të Lajmeve, Anadolli.

Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, dënoi forcën e çekuilibruara të policisë franceze me anë të një postimi në median sociale

“Dënojmë në mënyrën më të fuqishme sulmin e policisë franceze me kapsulë gazi ndaj fotoreporterit të Agjencisë turke të Lajmeve Anadolli (AA), Mustafa Yalçın, i cili po ndiqte protestat në Paris. Departamenti i Komunikimit të Presidencës, së bashku me institucionet e tjera përkatëse, do të ndjekë këtë proces”, shkroi Altun.

Kurse Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë përdori shprehjen: “ndjekim me shqetësim përdorimin e fuqisë së çekuilibruar të policisë”.

Në deklaratë i bëhet thirrje qeverisë franceze që të veprojë në përputhje me normat e Evropës dhe të drejtat universale të njeriut.

“Ne e shohim ndërhyrjen e policisë e cila shkaktoi dëmtimin e punonjësve të medias, të cilët po përpiqeshin të raportonin demonstratat e djeshme në botë, përfshirë një reporter të Agjencisë turke të Lajmeve, Anadolli si një ndërhyrje fizike të papranueshme kundër lirisë së medias”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Gjithashtu tërhiqet vëmendja në faktin që autoritetet franceze nuk kanë bërë ndonjë deklaratë për të kërkuar falje në lidhje me gjendjen e rëndë të situatës.

Ministria i paralajmëroi nënshtetasit turq në lidhje me udhëtimet në Francë.

Në deklaratë kërkohet që nënshtetasit turq që ndodhen ose do të udhëtojnë drejt Francës të kenë parasysh kushtet negative në vend dhe të planifikojnë udhëtimin sipas kësaj gjendjeje.

Gjithashtu për nënshtetasit turq u komunikuan edhe numrat e telefonave të emergjencës së Konsullatës turke, përkatësisht+33 180 146335 ve +90 312 292 29 29 .  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne