Antiracistët në SHBA rrëzojnë statujën e “Ushtarëve të Konfederatës”

Protestuesit antiracistë në Karolinën e Veriut në SHBA rrëzuan statujën e “Ushtarëve të Konfederatës”.

Në një video të publikuar nga agjencitë e huaja vërehet se protestuesit e mbledhur në qytetin Durham të Karolinës së Veriut kanë rrëzuar duke e tërhequr me litarë “Memorialin e Ushtarëve të Konfederatës” i cila është ndërtuar në vitin 1924, ndërsa më pas protestuesit vërehen teksa e shkelmojnë statujën.

Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur postimi i ish-presidentit amerikan, Barack Obama, nga llogaria e tij e medias sociale në kundërpërgjigje të përjetimeve të shënuara në fundjavë në qytetin Charlottesville të Virxhinia-s është pëlqyer nga më shumë se 2,4 milionë njerëz.

Në postimin e tij Obama duke marrë një citat nga libri “Rruga e gjatë drejt lirisë” i Nelson Mandelës kishte përdorur shprehjen “Askush nuk ka lindur me urrejtje ndaj një personi tjetër, për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes apo besimit të tij.”

Ditën e shtunë në rajonin Charlottesville të Virxhinia-s gjatë marshimit të amerikanëve nacionalistë ekstremistë dhe protestave të grupeve kundërshtare u shënuan ngjarje të dhunshme, ku dhe u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Një 20 vjeçar nacionalist ekstrem drejtoi automjetin mbi turmën ku si pasojë humbi jetën 1 persona dhe u plagosën disa të tjerë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne