Arabia Saudite e Bin Selmanit do bëjë statuja këngëtarësh dhe festivale me dema për të shtuar turizmin

Arabia Saudite po përpiqet që ta kthejë vendin në një qendër argëtimi me projekte ambicioze te cilat mbështeten nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman. Ai po kërkon që të krijojë edhe një festival me dema, si në Pamplona të Spanjës. Mbretëria konservatore e Gjirit gjithashtu shpreson të hapë një muze me statuja dylli dhe të presë reperin e famshëm Jay Z. Shefi i Autoritetit të Përgjithshëm të Kulturës, Turki al-Sheikh po kërkon të krijojë miliarda dollarë të ardhurash.

Imazhi i tij dhe ai i vendit janë dëmtuar në muajt e fundit nga vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Khashoggi – një kritik i shquar i qeverisë në SHBA – u vra në konsullatën saudite në Stamboll gjatë muajit tetor. Prokurorët sauditë kanë thënë se Khashoggi u vra në një operacion “mashtrues” nga agjentët e inteligjencës, dërguar për ta bindur atë që të kthehej në mbretëri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne