Arabia Saudite i dhuron 50 ton hurma qeverisë shqiptare

Qendra për Ndihmë Humanitare ‘King Salman’ i ka dorëzuar autoriteteve shqiptare 50 ton hurma si dhuratë e Qeverisë së Arabisë Saudite për Qeverinë e Shqipërisë.

‘KSRelief’ thotë se kjo dhuratë vjen në kuadër të programeve që ofrohen nga Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite për një numër vendesh miqësore për të përhapur mirësinë dhe për të bashkëpunuar me to për të arritur te familjet në nevojë ekonomike në pjesë të ndryshme të botës.

Në ceremoninë e dorëzimit të hurmave ka marrë pjesë ambasadori saudit në Shqipëri dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare.

Vendi ynë nuk ka qenë i vetmi që ka marrë këtë dhuratë nga Arabia, pasi mbretëria ka dërguar 80 ton hurma në Pakistan dhe 100 ton në Niger.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne