Arabia Saudite kundërshton kërkesën e Amerikës për t’u distancuar nga Rusia dhe Kina

Arabia Saudite dhe vende te tjera në brigjet jugore të Gjirit Persik kanë refuzuar kërkesën e administratës Joe Biden për t’u distancuar nga Kina dhe Rusia.

Raporti i gazetës amerikane New York Times për udhëtimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Anthony Blinken  në Arabinë Saudite, tregon se kërkesat e administratës Joe Biden që vendet arabe të distancohen nga Kina dhe Rusia, kanë marrë një përgjigje negative nga këto vende.

Sipas New York Times, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman dhe ndihmësit e tij e kanë bërë të qartë se nuk duhet të mbajnë anën e fuqive botërore në beteja dhe se janë të gatshëm të marrin në konsideratë përfitimet e mbajtjes së lidhjeve të forta me secilën palë.

Udhëtimi i Blinken dhe pjesëmarrja e tij në takimin e përbashkët të ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik është përpjekja më e dukshme e qeverisë aktuale amerikane për të ulur tensionet që kanë ekzistuar në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Riadit, sidomos në vitin e fundit.
Kjo është veçanërisht e dukshme në kritikat e përsëritura dhe në shqetësimet e shprehura  nga zyrtarët e administratës Biden, për shkak të zgjerimit konkret të marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe partnerëve të Riadit me Kinën dhe Rusinë.

Sipas New York Times: “Zyrtarët në Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera Arabe të Gjirit Persik thonë se nuk e pranojnë zgjedhjen midis dy opsioneve të cilën e kanë ofruar  zyrtarët amerikanë dhe evropianë që kur Rusia nisi luften me Ukrainën. Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Faisal bin Farhan në një konferencë të përbashkët shtypi me Blinken tha se Kina është partneri ynë më i madh tregtar. Kështu ne natyrisht do të kemi shumë bashkëpunime të përbashkëta me Kinën.
Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite janë përballur me tensione të shumta gjatë presidencës së Joe Biden.   Ndër këto tensione duhet përmendur qëndrimi fillestar i qeverisë Biden në lidhje me luftën në Jemen dhe premtimi për të rishqyrtuar shitjen e armëve për Riadin edhe pse më vonë kjo çështje u harrua.
Një rast tjetër ishte mosbesimi në rritje i Riadit ndaj Uashingtonit pas tërheqjes skandaloze të SHBA-së nga Afganistani, gjë që e bëri Arabinë Saudite të kërkonte partnerë më të besueshëm, përkatësisht Kinën dhe Rusinë.
Një çështje tjetër është mospërfillja e kërkesës së Joe Biden nga Riadi për të rritur prodhimin e naftës në mënyrë që të kompensohet ulja e prodhimit të naftës ruse dhe çmimit të saj. Biden i ka kërkuar vazhdimisht Arabisë Saudite që të ulë çmimin e naftës duke rritur prodhimin dhe furnizimin e naftës në tregjet botërore. Por tani Riadi, me zgjerimin e paprecedentë të marrëdhënieve me fuqitë rivale të Amerikës, përkatësisht Kinën dhe Rusinë dhe duke përcaktuar interesat e veta përveç interesave të Uashingtonit në fushën e energjisë, e ka injoruar këtë kërkesë të Amerikës dhe me justifikime të ndryshme ka refuzuar të zbatojë kërkesën e Uashingtonit.

Dëshira e Riadit për të shoqëruar Rusinë në përcaktimin e politikave të naftës, duke përfshirë uljen ose rritjen e prodhimit dhe eksporteve të naftës, bazohet në gjendjen e tregjeve botërore. Kjo, së bashku me zgjerimin e paprecedentë të marrëdhënieve Arabia Saudite-Kinë, tregon se Riadi me rivalët globalë të Shteteve të Bashkuara preferon marrëdhënie afatgjata të bazuara në përfitime reciproke.
Duke pasur parasysh marrëdhëniet e ftohta me Uashingtonin gjatë epokës Biden dhe mosbesimin në rritje ndaj Shteteve të Bashkuara, kjo do të thotë thellim i marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën.  Kjo çështje është mjaft e qartë për zyrtarët dhe ligjvënësit e Kongresit Amerikan dhe ajo ka shkaktuar zemërimin e tyre. Madje disa zyrtarë dhe ligjvënës kanë kërkuar dënimin e Arabisë Saudite./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne