Bota

Arabia Saudite në krizë ekonomike, anulohen projekte me miliarda dollarë

Arabia Saudite për shkak të krizës ekonomike u detyrua të anulojë disa projekte të reja me vlerë miliarda dollarësh.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se burimet e informuara saudite të hënën kanë thënë se qeveria e Riadit ka urdhëruar ministritë dhe organizatat në Arabinë Saudite që rishikojnë projektet e infrastrukturës të mbetura në gjysmë dhe që i përkasin periudhës kur çmimi i një fuçie naftë ishte 100 dollarë, si dhe të anulojnë zbatimin e këtyre projekteve. Njëkohësisht me ndërprerjen e zbatimit të disa projekteve të infrastrukturës së Arabisë Saudite në vitin e kaluar, Muhamed Al-Xhed’an, ministri i financave të këtij vendi, ka deklaruar se 21 miliardë e 23 milionë dollarë janë kursyer nga anulimi i zbatimit të disa projekteve.

Arabia Saudite gjithashtu në shtator të vitit të kaluar ka anuluar subvencionet dhe privilegjet e punonjësve të sektorit publik dhe të anëtarëve të Kuvendit Konsultativ të këtij vendi si dhe ka bërë të ditur uljen e pagave mujore të ministrave me 20%. Rënia e çmimit të naftës, mbështetja financiare e Arabisë Saudite ndaj terroristëve në Siri dhe Irak dhe ndarja e një buxheti të madh për agresionin ushtarak në Jemen, janë faktorë që sipas analistëve kanë ushtruar presion të madh mbi burimet financiare të Arabisë Saudite./ PT

OPINIONE

INTERVISTA