Armët nga Irani, ja si “fuçia palestineze e barutit” mund të shpërthejë nga momenti në moment

Bregu Perëndimor është një fuçi baruti, e cila rrezikon të shpërthejë shumë më keq se në Gaza. Rreth tre milionë njerëz jetojnë në territorin e Autoritetit Kombëtar Palestinez të themeluar nga marrëveshjet e Oslos, por me 500 mijë kolonë të ngulitur nëpër vendbanime dhe gjithnjë e më agresiv pas 7 tetorit. Rrugët kryesore kontrollohen nga ushtria izraelite, brigada Judea-Samaria, e komanduar nga gjenerali Avi Bluth, i cili u stërvit në shkollën fetare të vendbanimit Eli. Përveç postblloqeve, një mur ndarës, baza dhe poste, tabela të mëdha të shkruara me të kuqe në hyrje të zonave palestineze u kujtojnë izraelitëve rrezikun.

Që nga 7 tetori, më shumë se 600 palestinezë kanë vdekur gjatë bastisjeve dhe përleshjeve në Bregun Perëndimor. Nablusi ka qenë gjithmonë një bombë me sahat me 4 kampet e tij të refugjatëve të transformuar tani në lagje të rrënuara. Balat u themelua nga eksodi i vitit 1948 dhe patrullohet nga milici të armatosur palestinezë. Jo vetëm grupet e rezistencës, por edhe brigadat Al Aksa, dega e armatosur e partisë Fatah, partia e presidentit palestinez Abu Mazen, janë në luftë.

Selia e tyre në Balat, në rrugën kryesore të kampit të shndërruar në treg, u shkatërrua nga një raketë e lëshuar nga një dron. 35 mijë banorët jetojnë në ndërtesa të vjetra të ndara me korsi ku mezi kalon një njeri, me mure të mbuluara me mbishkrime nga Palestina e lirë. Një makth për njësitë me rroba civile. Fuçia e barutit është ushqyer, në dy vitet e fundit, nga kontrabanda e armëve e organizuar nga iranianët përmes Jordanisë. Beduinët e kufirit dhe bandat kriminale janë punësuar për të trafikuar mitralozë, municione, por edhe raketahedhës./sot

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne