Armiqtë e brendshëm të muslimanëve, në fjalime mbështesin Gazën por tregti bëjnë me Izraelin!

Nga Mohamad Hasan Sweidan

Vendet që importojn drejt Izraelit janë shumë prandaj në njëfare mënyre kanë në dorë dobësimin e ekonomisë së saj. Vitet e fundit, portet izraelite kanë qenë të mbushura mallra nga i gjithë rajoni. Këto tregëti jo vetëm që rriti ekonominë e shtetit pushtues, por gjithashtu po e bënë një faktor  të rëndësishëm politik.

Turqia ishte i pari vend mysliman që vendosi marrëdhënje diplomatike me Tel Aviv dhe sot kryeson paketën e shtetit të Azisë Perëndimore ku nxiten importet izraelite. Në vitin 2020, vlera e eksporteve turke u rrit në 5.7 miliardë dollarë, pra 6.2 për qindy totalit të importeve izraelite.

Hekuri dhe çeliku (1.06 milion dollarë), plastika (464.67 milion dollarë), elektrike dhe elektronike (346.83 milion dollarë), automjetet (331.48 milion dollarë), makineritë (298.89 milion dollarë), metalet (261.66 milion dollarë), materialet e mjeteve (18.39 milion dollarë) janë gur themeli i eksportit turk drejt vendit sionist.

Në vend të dytë janë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat normalizuan marrëdhënjet  me Tel Avivin si pjesë e Marrëveshjes së Abrahamit në 2020 ku si ndërmjetës  ishte SHBA dhe ishte shteti i parë arab që nënshkroi një kompani e tregtisë së lirë (2022) me Izraelin ku si plan ishte nxitja e tregëtisë së ndërsjellë me vlerë 10 miliardë dollarë në vit. Eksportet e shtetit të Gjirit Persik u vlerësuan në 1.89 miliardë dollarë në vitin 2022.

Tepër intriguese është fakti i rritjes se eksporteve me 1543 përqind që Emiratet bënë në Izrael që nga marrëveshja e normalizimit. Kategoritë kryesore të eksportit të metaleve dhe gurëve të çmuar (525.32 milion dollarë), hekur dhe çelik (483.95 milion dollarë), pajisje elektrike dhe elektronike (210.71 milion dollarë) si dhe naftë (94.55 milion dollarë).

Biznesi u kthye në zakon

Vendi i tretë është Jordania që po eksportonte  drejt Izraelit, dhe në vitin 2022 shifrat arritën në 469.25 milionë dollarë, një rritje e frikshme prej 4 për qind nga viti 2018. Elektronike (127.93 milionë dollarë), hekuri dhe çeliku (74.35 milionë dollarë).

Egjipti shteti i parë arab që njohu dhe bëri paqe me Izraelin, eksportet e tij drejt shtetit sionist në vitin 2022 arritën shifrën 179.31 milionë dollarë . Kategoritë që eksportohen përfshijnë kimikatet inorganike, përbërjet e metaleve të çmuara (61.15 milion dollarë), materialet e ndërtimit (14.26 milion dollarë), produktet ushqimore (12.78 milion dollarë) dhe plastika (11.32 milion dollarë).

Çuditërisht, ndiqet nga Algjeria, me eksportet që dërgon në  Izrael ku arrihet shifra 21.38 milionë dollarë në vitin 2022, shumica e të cilave janë kimikate inorganike, komponime të metaleve të çmuara dhe izotope. Zbulimi i  kësaj marrëdhënie tregtare midis Algjerisë dhe Izraelit nga baza e të dhënave e OKB-së ngre pyetje në lidhje me qëndrimin e gjatë të Algjerisë kundër normalizimit, duke përfshirë kriminalizimin e tij dy vjet më parë.

Maroku qëndron në vendin e gjashtë, për eksporte në Izrael ku arrijnë shifrën 17.92 milionë dollarë në vitin 2022, kryesisht nga produkte ushqimore Maroku rifilloi marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Izraelin si pjesë e marrëveshjeve të kryera vitit 2020.

Më në fund, eksportet e Bahreinit në Izrael në vitin 2022 arritën në 10.58 milionë dollarë, duke nxjerrë në pah rritjen befasuese prej 2,083 për qind nga viti 2020, viti i parë i normalizimit të Manama dhe Tel Avivit. Eksportet kryesore ishin  alumini (8.78 milionë dollarë) hekuri dhe çeliku (2.62 milionë dollarë).

Eksportet  e vendeve të Azisë Perëndimore drejt Izraelit u rritën me 4,359.530,000 dollarë midis 2020 dhe 2022, duke shënuar një rritje prej 111 përqind.

Importet izraelite të energjisë

Izraeli varet shumë nga nafta dhe gazi. Është një eksportues neto i gazit natyror, pasi ka dërguar 9.4 miliardë metra kub jashtë vendit në vitin 2022, me 6.5 miliardë metra kub në Egjipt dhe 2.9 miliardë metra kub në Jordani.

Izraeli importon të gjithë furnizimin e tij me naftë dhe konsumon afërsisht 220 mijë fuçi në ditë. Nga kjo, 62 për qind vjen nga dy vende me shumicë myslimane, si Kazakistani (93 mijë fuçi) dhe Azerbajxhani (45 mijë fuçi). Pjesa e mbetur është me burim nga vendet e Afrikës Perëndimore, ku përfshijnë Gabonin, Nigerinë dhe Angolën, përveç Brazilit, dhe një sasi e tjetër e pazbuluar që transportohet ilegalisht nga Kurdistani i Irakut.

Për të lehtësuar importin e naftës izraelite, porti turk i Ceyhan në Turqinë juglindore luan një rol vendimtar. Ai shërben si një pikë ngarkimi për cisternat e naftës që transportojnë naftë të papërpunuar nga Kazakistani dhe Azerbajxhani përmes Detit Kaspik ku përdoren tubacionet Baku-Tbilisi-Cejhan. Cisternat transportojnë naftë nga Kurdistani i Irakut përgjatë Detit Mesdhe në portet e Haifës dhe Ashkelonit.

Cisternat e naftës mbërrijnë në shtetin sionist nëpërmjet dy porteve kryesore detare: Ashkeloni, i pajisur me 22 tanke me 11 milionë fuçi dhe Eilat në jug, me 16 depozita të mëdha nafte të aftë për të mbajtur rreth 1.4 milion metra kub naftë. Ky i fundit ka parë një rënie prej 85 për qind të aktivitetit të tij për shkak të operacioneve detare të ekzekutuara nga forcat e lidhura me Ansarallah të Jemenit në Detin e Kuq kundër anijeve të destinuara për në Izrael.

Gati180,000 fuçi në ditë arrijnë në Ashkelon, nga ku tubacionet e brendshme transportojnë naftën në portet e Ashdod dhe Haifa. Të dy portet kanë rafineri nafte. Përmendim këtu dhe tubacionin që lidh Ashkelon dhe Eilat, duke përshkuar shkretëtirën Negev me një kapacitet prej 1.2 milion fuçi në ditë.

Tensionet janë  rritur në disa shtete rajonale ndaj Izraelit që nga niëja e sulmit ne Rripin e Gazës, por marrëdhënjet tregtare mbeten të  pandërprera. Tuqia edhe pse e quan Izraelin shtet “terrorist”, kontribuon në mirëqenien ekonomike të Izraelit duke ndihmuar Tel Avivin të anashkalojë bllokadën e Jemenit, dhe duke rritur eksportet e tij të përgjithshme në Izrael ku kryesorja është transporti i naftës.

Pavarësisht genocidit në Gaza, eksportet turke u rritën nga 319.5 milionë dollarë në nëntor 2023 në 430.6 milionë dollarë në dhjetordhe  më e larta ishte 408.3 milionë dollarë të eksportuara në korrik, pak përpara operacionit Stuhia Al-Aksa më 7 tetor.

Eksportet e bëra në Izrael nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Egjipti dhe Maroku nuk janë befasuese pasi, janë shtetet arabe që kanë përgjegjësi në mbrojtjen e politikave rajonale që i shërbejnë vetëm interesave të shtetit pushtues. Marrëdhënja tregtare midis Algjerisë dhe Izraelit duket ndër më bëfasueset. Të kuptojmë pozicionet e vërteta të shteteve duhet të kapërcejmë retorikën zyrtare dhe të shqyrtojmë lidhjet ekonomike që politika na fsheh./gazetaimpakt/thecradle.co

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne