Arrestimet e gylenistëve/ Befason Lorenc Vangjeli: Ja nga cili rrezik i madh na ka shpëtuar Erdogani

Kështu deklaroi në emisionin “Java” në RTSH analisti Lorenc Vangjeli gjatë një debati për guilenizmin në Shqipëri në dritën e zhvillimeve të fundit në Kosovë ku gjashtë shtetas turq të cilësuar si pjesë e lëvizjes së klerikut Gulien, ish mik i Presidentit turk,u arestuan dhe u dërguan në Turqi nga forcat e sigurisë së Turqisë.

Ngjarja ka bërë bujë, vendet e Perëndimit e kanë dënuar këtë akt, zyrtarët e lartë të shtetit dhe qeverisë së Kosovës të përfshirë në dorëzimin e shtetasve turq janë venë nën një breshëri akuzash.

Në këtë kontekst, kur duket se Turqia po i bën edhe Shqipërisë kërkesa dhe presione të ngjashme si ato në Kosovë për të dorëzuar ose asgjësuar vatrat e guilenizmit në Shqipëri, analisti Lorenc Vangjeli dhe studiusi Ermir Giinishi kanë shpalosur një qëndrim që duket krejt “ kudnër rrymës”, duke folur për rrezikun guilenist në Shqipëri.

Ata paraqiten në emisionin “Java” disa artikuj kundër këtij rreziku, botuar prej tyre një dekadë me parë kur Erdogan dhe Kleriku Guilen ishin “ në një varkë”, madje Guilen ishte at shpirtëror i Erdoganit., siç tha Vangjeli.

“Ata janë si një ushtri e heshtur që kanë taktikën e depërtimit në administratë, në qeveri, në Kuvend, në agjencitë e zbatimit të ligjit, kudo. Dhe ata kanë depërtuar në fakt”, theksoi studiusi Ermir Gjinishi duke nënvizuar se guilenistë ka edhe në qeveri. Një synim i tyre ka qenë dhe mbetet turqizimi i fesë islame në Shqipëri duke i hequr asaj karakteristikat e traditës shqiptare, nënvizoi ai.

“ Kanë vepruar si një masoneri”, tha Lorenc Vangjeli .”Kanë patur në plan të shkojnë larg me taktikën e tyre të marrjes së kalasë nga brenda. Tingëllon paradoksale sot, por unë dua ta them me plotë gojën : Erdogan e ka shpëtuar Shqipërinë nga një rresik i madh që është lëvizja guileniste”, nenvizoi Vangjeli duke shtuar: “Unë nuk dua të komentoj fare konfliktin e brendshëm të Presidentit turk me klerikun Gulein dhe lëvizjen e tij. Ky është një problem i Tuqisë. Unë dhe zoti Gjinishi kemi shkruar dhe flasim për rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga kjop lëvizje, rresik që nuk ka kaluar akoma”.

Në rolin e moderatorit të bisedës në studio, analisti Preç Zogaj paralajmëroi jehonën dhe debatet që do të shkaktojnë pohimet e Gjinishti dhe Vangjelit në kontekstin e zhvillimeve të fundit. Zogaj tha se ketyre pohimeve u jep kredibilitet fakti që janë berë e zhvilluar para se Erdogan dhe Gulein të bëshin armiq. “ Shqipëria duhet të vlerësojë rrezikun, por kjo nuk do të thotë të inkurajojmë dorëzime si ato që kanë ndodhur në Kosovë. Shqipëria nuk strehon terroristë. Për çdo qëndrim ndaj kundështarëve të Presidentit turk, Shqipëria duhet të jetë në sintoni me konventat dhe me vendet aleate të përendimit”, tha Zogaj duke shtuar se “ky nuk është një problem bilateral mes dy vendeve dhe as përsonal mes krerëve të dy vendeve”./ panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne