Arrestimi i ish-drejtorit në Gjirokastër, policia: Ja si i favorizoi dy të afërmet e tij, kapet njëra

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social, Armand Mamani.

Sipas policisë, Mamani akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka lejuar dy të afërmet e tij të vjedhin energjinë për një objekt dy katësh, të cilin e përdornin për aktivitet tregtar. Ndërkohë, bashkë me ish-drejtorin në pranga ka rënë edhe shtetasja L. B., 40 vjeçe, ndërsa është shpallur në kërkim 53-vjeçarja E. Zh.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet ish drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Arrestohet në flagrancë një shtetase për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, dhe një shtetase tjetër shpallet në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimin Ekonomik e Financiar në D.V.P. Gjirokastër u ndalua shtetasi A.M., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

U bë arrestimi në flagrancë, i shtetases L.B., 40 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetësia E.Zh., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi në depon e A.M.K.S. Gjirokastër është konstatuar një kabull elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katesh, ambient i përshtatur për aktivitet tregtar, në përdorim nga shtetësia L.B dhe E.Zh., veprim i cili është kryer me miratimin e ish drejtorit të A.M.K.S. Gjirokastër A.M, i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme.

Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme./ballkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne