Arrestohen dy persona, dërgonin klandestinë nga Shqipëria në Kosovë

Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasit B.B. 29 vjeç dhe I.L. 24 vjeç, nga Tirana pasi që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kundrejt shumës monetare 1.000 euro kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarve.

Ata akuzohen për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, mbetur në tentativë” dhe “Mashtrim”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne