Arrestohet në Londër i dyshuari për sulmin islamofobik me acid

Policia e Londrës ka arrestuar personin e dyshuar për sulmin me acid ndaj dy muslimanëve.

Policia Metropolitane tha se ka arrestuar shtetasin John Tomlin, 24 vjeç, i cili është dorëzuar në një stacion policor në lindje të Londrës, dhe se i njëjti ngarkohet me akuzën se ka shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Ngjarja ndodhi në kohën kur Jameel Mukhtar, 37 vjeç, kishte qenë brenda veturës me kushërirën e tij, Resham Khan, e cila po festonte ditëlindjen e saj të 21-të, kur papritmas u sulmuan me substancën gërryese./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne