Ashley Cole i jep fund karrierës si futbollist

Futbollisti anglez Ashley Cole, njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist.

“Pasi mendova një kohë të gjatë vendosa që t’i jap fund karrierës në futboll . Dua të hedh një hap të ri në jetën time. Ky hap mendoj se do të jetë si trajner”, u shpreh 38 vjeçari Cole i cili së fundi luante për Derby County.

Cola karrierën e tij e filloi në Arsenal në vitin 1999, ndërsa veshi fanellat e Crystal Palace, Chelsea, Roma, Los Angeles Galaxy, dhe së fundmi Derby County.

Në klubet të cilat ishte pjesë, ai fitoi UEFA Ligën e Kampionëve, UEFA Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës, 3 kupa të Premierligës, 7 kupa të Federatës, ndërsa ishte pjesë e kombëtares angleze për 107 ndeshje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne