“Asnjë vend nuk ka të drejtë të kundërshtojë bazën ushtarake turke në Katar”

Asnjë vend nuk ka të drejtë të debatojë ose të kundërshtojë bazën ushtarake turke në Katar, tha të premten Ministri i Jashtëm i vendit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani. Duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtyp pas një takimi me ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në Ankara, Al Thani tha:

“Përderisa ekziston një marrëveshje ligjërisht e vlefshme, atëherë asnjë shtet nuk ka të drejtë të debatojë ose të kundërshtojë”.

Ministri i Katarit e falënderoi Turqinë edhe një herë për mbështetjen e saj gjatë bllokadës nga shtetet arabe.

“Me këtë rast dua të jap në emër të shtetit dhe qeverisë së Katarit falënderimet tona për Republikën Turke, Presidentin dhe Ministrin e Jashtëm”, tha Al Thani, duke shtuar se bllokada e udhëhequr nga Arabia Saudite e vendosur ndaj vendit të tij është e paligjshme dhe e ngritur në akuza të pabaza. / ©  Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne