“ATTSO Akademi”

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja salla “Evropa” në Tiranë, nga Kompania Anëtare e Bordit Drejtues të ATTSO, ALBtelecom Sh.A. u prezantua tema “Siguria e Informacionit përfshirë edhe rastin e ALBtelecom” .

Pjesë e panelit ishte Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula, zv. Dekani Alban Foci, Sekretarja e Përgjithshme e ATTSO, Erinda Zhupani si dhe Ledina Ferhati përfaqësuese e kompanisë ALBtelecom.

Gjatë fjalës së saj Zhupani u shpreh se ky aktivitet është fillimi i një sërë aktivitetesh që do të realizohen nën siglën “ATTSO AKADEMI”, ku kompanitë atëtare të Dhomës do të japin trajnime dhe seminare për fusha të ndyshme që prekin përditshmërine e studentëve.

Studentët patën mundësi të informoheshin rreth sigurisë në internet, krimit kibernetik, format dhe evolimi i krimit kibernetik, sa të sigurt jemi gjatë përdorimit të mediave sociale etj. Besmir Semanaj jo vetëm informoi studentët lidhur me këto tema, por edhe i këshilloi ata se si të jenë më të kujdesshëm gjatë lundrimit në internet./  trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne