Austri, arrestohen 30 persona në operacionin e antiterrorizmit

Të paktën 30 persona janë arrestuar si pasojë e një operacioni antiterrorist në 60 adresa në 4 shtete të Austrisë.

Në kuadër të operacionit të kryer nga Prokuroria e Graz, janë zhvilluar kërkime në lokacione të ndryshme si shtëpi, vende pune dhe shoqata në shtetet Austria e Poshtme, Steiermark, Carinthia dhe të Vjenës me akuzat formimi i organizatës terroriste dhe mbështetje për terrorizmin.

Në deklaratën e bërë nga prokuroria thuhet se operacioni nuk ka lidhje me sulmin terrorist të 2 nëntorit që ndodhi në Vjenë në të cilin humbën jetën 4 persona, duke shtuar se hetimi ka filluar që para një viti.

Në kuadër të hetimit ndaj 70 personave me akuzat mbështetje financiare për terrorin dhe themelimi i organizate kriminale, janë bastisur 60 lokacione dhe janë arrestuar 30 persona.

Në lidhje me çështjen ministri i Brendshëm Karl Nehammer, në deklaratën për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë (APA) tha se operacioni është kryer ndaj personave për të cilët pretendohet se kishin mbështetur financiarisht terrorizmin, të cilët janë marrë në aktivitete të pastrimit të parave dhe që ishin të përfshirë në një organizatë terroriste./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne