Shqiperia

Autostrada Tiranë-Elbasan, qeveria tender të ri 3 mln €, ekspertët: Nevojitet gjysmëtunel te pjesa e shembur

Në dhjetor të vitit të kaluar rrëshqitja e një masivi shkëmbor bllokoi njërën anë të kalimit në autostradën Tiranë-Elbasan. Që nga ajo kohë kjo pjesë vijon të mbetet e bllokuar dhe kalimi bëhet përmes një devijimi. Së fundmi qeveria ka vendosur që të ndërhyjë në këtë pjesë të rrugës duke hapur një tender të ri.

Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi një ditë më parë procedurën e prokurimit me objekt “Stabilizim i rrëshqitjes në aksin Tunel – Elbasan, km 17.36 ÷ 17.46 segmenti 3, aksi Tiranë – Elbasan (dalje Tuneli i Kërrabës km.15.2–Elbasan km.27” çka do të thotë se punimet do të kryhen nga një operator tjetetër dhe jo bashkimi Copri dhe Aktor që aktualisht vijojnë të punojnë në Lotin e parë të autostrades Tiranë-Elbasan. Fondi limit për ndërhyrjen është caktuar 373 milionë lekë apo në rreth 3 milionë euro.

Për një periudhë 6 mujore është punuar për një studim gjeologjik në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja që i takon autostradës Tiranë-Elbasan, pranë tunelit te Kërrabës, nga ana e Elbasanit, në km 2+160 deri ne km 2+280, në anën e majtë të rrjedhës së Lumit të Kushës. Raporti jep dy variante ndërhyrjeje ku mes të tjerave janë pyllëzimi por edhe një gjysmë tunel në mënyrë që në rast rrëshqitjesh të reja të shmangen aksidentet fatale.

Rekomandimet e ekspertëve
“Bazuar ne arsyet qe kemi analizuar me lart dhe vetite fizike dhe mekanike te shtresave qe jane identifikuar ne zonen me rreshqitje, ne rekomandojme masat e meposhtme per stabilizimin e skarpates se rruges per nje kohe te gjate: Pastrimin e mases shkembore qe ka rreshqitur duke filluar nga siper poshte. Pasi te jete krijuar shkalla e pare dhe bankina me gjeresi 3,5m, bankina te vishet me beton duke bere dhe kanalin e rrjedhjes se ujrave. Trashesia e betonit duhet te jete 20-30 cm qe te rezistoje presionit te mufatjes ose carjes se shtresave argjilore.

Skarpata e shkalles se pare duhet te jete me pjerresi 50-55 grade. Ne skarpate te vendosen ankera me gjatesi 10-12m, te cilat duhet te lidhen me shufra hekuri me diameter 10-12mm. Mbi shufrat metalike te vendosen rrjete metalike dhe mundesisht te mbillen me bar, i cili rritet dhe ne shkemb. Ne koken e skarpates se kesaj shkalle te ndertohet nje kanal betoni per largimin e ujrave siperfaqesore ne rastin e reshjeve.

Mbasi te jete krijuar shkalla e pare ne pjesen e siperme te veprohet ne te njejten menyre per krijimin e shkalleve te tjera deri ne nivelin e rruges. Lartesia nga njera bankine ne tjetren te jete 8-10m, por mund te ruhen dhe bankinat ekzistuese. Ne bankinen e fundit (afer nivelit te rruges) te ndertohen drenazhe horizontale me pjerresi 5-6 grade sipas skices qe jepet ne kete raport gjeologjik. Gjatesia e dreanazhit te jete 35-40m dhe dendesi ne cdo 10.00m. Drenazhet horizontale te lidhen me nje drenazh gjatesor, i cili do te jete ne anen e murit nga ana e skarpates. Keto drenazhe do te bejne tharjen e skarapates nga ujrat nentokesore dhe do te rrisin qendrueshmerine e shpatit per nje kohe te gjate.

Ndertimi i nje muri me gabion ne anen e siperme te rruges (nga ana e shpatit), me thellesi 1 m nen nivelin e rruges, mundesisht te mbeshtetet ne shkembin rrenjesor dhe me lartesi 3.00m. Pyllezimin e zonave prane rreshqitjes. Mbasi te realizohen masat inxhinierike, rreshqitja do te monitorohet me anen e inklinometrave dhe pikave siperfaqesore topografike per te vleresuar efektivitetin e masave inxhinierike.

Nga periudha Janar 2018- deri ne qershor 2018 duke pare avancimin e metejshem te zones rreshqitese dhe ndryshimet ne skarpaten e rruges ne kete segment ne rekomandojme qe si variant te dyte te merret disa mase inxhinierike te ndryshme me ato qe kemi dhene me siper keto masa sigurojne rrugen per nje kohe te gjatedhe me pak shpenzime per mirembajtjen Ne rekomadojme masat inxhinierike simeposhte:

Te behet pastrimi i mases re rreshqitur dhe te gjitha blloqet shkembore te jane te varura ne skarpaten e rruges, per te siguruar qe punonjesit qe do te punojne poshte te jene te sigurte. Per kete gjate punes rreze shpatit te ndertohet nje rjete pritese per ndonje bllok qe mund te bjere dhe te aksidentoje punonjesit.

Ne pjesen me kritike te ketij segmenti rrugor te ndertohet nje tunel gjysem I hapur vetem per nje seksion te rruges, ai qe eshte afer skarpates drejtimi Elbasan Tirane. Ne pjesen e siperme te tunelit te ndertohet nje mure prites per ndonje bllok qe mund te bejre nga skarpata i cili mund te kaloje ne seksionin Tirane Elbasan dhe te krijoje aksidente fatale.

Pjesa tjeter e rruges te mbrohet me nje mure betoni ose mur me gabiona nga mbrapa murit te mbushet me material drenues dhe ne fund te instalohet nje tub drenazhi. Ne koken e skarpates te ndertohet nje kanal per largimin e ujrave siperfaqesore te cilat duhet te futen ne nje tub PVC ose betoni per ti larguar ato deri tek vepra e artit me afer.

Skrapata te mbille me bar me rrenje te thella dhe me akacie. Tuneli dhe muri mbatjes te monitorohet per nje periudhe 2-3 vjecare qe ne qoftese do te kete levizje te merren masa mbrojtese shtese, sikurse jane ankerat per murin e tunelit nga ana e skarpates dhe murin mbajtes. Themeli i tunelit dhe murit mbajtes te inkastrohet ne shkembin rrenjesor”, thuhet ne raport.

Burimi: Shqiptarja.com

OPINIONE