Aviacioni akrobatik turk për herë të parë në një shfaqe në Rusi

Në panairin ndërkombëtar ushtarak që do të zhvillohet në datat 22-27 në kryeqytetin Moskë të Rusisë, Army-2017 për herë të parë do të marrë pjesë një ekip aviacioni akrobacie nga Turqia.

Kryetari i Departamentit të Studimeve Shkencore në Ministrinë e Mbrotjes së Rusisë, Aleksandr Mironov, në deklaratën e bërë gjatë mbledhjes së komitetit të organizimit Army-2017, tha për të pranishmit se: “Në bazën Kubinka do të shfaqen pajisjet e aviacionit. Në ditën e çeljes së panairit, do të zhvillohet një festival i aviacionit për nder të 105-vjetorit të themelimit të forcave tona ajrore. Në shfaqe, për herë të parë, do të marrë pjesë një ekip akrobacie ajrore nga Turqia”.

Në panairin e Moskës ku do të ekspozohen 225 armë dhe pajisje moderne do të ketë stande të ekspozimit nga Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kina, Pakistani, Sllovakia dhe Afrika e Jugut.

Panairi Army-2017 do të zhvillohet në Parkun Patriot në një sipërfaqe që përfshin rreth 2,7 milionë metra katrorë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne