Bota

Avionët izraelitë bombardojnë periferinë e Damaskut

Gazeta libaneze al-Akhbar njoftoi se avionët e regjimit sionist kanë bombarduar periferinë jugore të Damaskut kryeqytet i Sirisë.

Avionët e regjimit sionist gjithashtu kanë fluturuar mbi hapësirën ajrore të Libanit dhe kanë bombarduar një prej bastioneve të ushtrisë siriane në qytetin Kesav që ndodhet 15 km në jug të Damaskut. Sulmi kishte si objektiv një depo armatimesh të ushtrisë siriane. Mediat perëndimore kanë njoftuar se sistemi raketor i Sirisë ka hapur zjarr ndaj avionëve sionistë. Vlen të theksohet se kjo është e disata herë që avionët sionistë shkelin hapësirën ajrore të Libanit dhe sulmojnë bastionet e ushtrisë siriane. Autoritetet Libanit kanë theksuar se do të ankohen pranë KS të OKB për shkeljen e hapësirës ajrore të Libanit nga ana e regjimit sionist./ PT