Bangladeshi do vendosë dënimin me vdekje për trajtimin e problemit të drogës

Kabineti i Bangladeshit miratoi një projekt-ligj të ri të hënën që vendos dënimin me vdekje për veprimtaritë me drogën, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e drogërave të rrezikshme.

Kryeministrja Sheik Hasina e filloi fushatën përpara zgjedhjeve të përgjithshme të dhjetorit, ndërkohë që dënimet me vdekje kanë shkaktuar frikë midis grupeve të të drejtave të njeriut të cilët i frikësohen një fushate të përgjakshme të ngjashme me atë të Filipineve.

Akti i Kontrollit të Narkotikëve për herë të parë e përcakton metamfetaminën, gjithashtu të njohur si “yaba” dhe drogërat e tjera të tilla si “shisha”, si narkotike, u tha gazetarëve Sekretari i Kabinetit Mohammad Shafiul Alam pas takimit me Hasinan.

“Projektligji propozon dënim me vdekje si dënim maksimal për prodhimin, kontrabandimin, shpërndarjen dhe përdorimin e më shumë se 5 gm ‘yaba'”, tha ai, duke shtuar se posedimi i më pak se 5 gm do të jepte një mandat maksimal prej pesë vitesh burg.

Alam tha se ndëshkimi i ashpër ishte i nevojshëm për të frenuar përhapjen e drogërave të forta të kontrabanduara nga Mianmari fqinj.

Bangladeshi thotë se fluksi i vitit të kaluar i Rohingave të ikur nga Mianmari me shumicë budiste është pjesërisht fajtor për përdorimin e shtuar të metamfetaminës.

Ndërkohë shumë Rohingya thonë se të rinjtë e tyre po futen në boten e krimit, pasi ata nuk mund të punojnë ligjërisht dhe nuk marrin dot ndihma sociale.

Sipas Amnesty International, më shumë se 750,000 refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, u larguan nga Myanmari dhe kaluan në Bangladesh, pasi forcat e Myanmarit nisën një reprezalje ndaj komunitetit pakicë mysliman në gusht 2017.

Rohingyat, e përshkruar nga OKB si njerëzit më të përndjekur në botë, janë përballur me frikën e rritur të sulmeve, pasi me qindra janë vrarë që prej dhunës së vitit 2012.

OKB ka dokumentuar përdhunimet në masë, vrasjet duke përfshirë edhe ato të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël si dhe rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga forcat shtetërore të Myanmarit. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.

Hasina është zotuar të vazhdojë fushatën derisa Bangladeshi të clirohet nga kërcënimi i drogës, por kritikët e pasqyrojnë atë si një shenjë të sundimit të saj gjithnjë e më autoritar përpara zgjedhjeve.

Në më shumë se një të tretën e vrasjeve të regjistruara nga grupi i të drejtave të njeriut Odhikar me bazë në Daka që nga mesi i majit, të dyshuarit ishin arrestuar para se të vriteshin.

Qeveria i ka hedhur poshtë akuzat për vrasjet pa gjyq, duke thënë se goditja ka mbështetje popullore./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne