Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se Kosova është një vend i pavarur i njohur nga shumica e vendeve të OKB, BE dhe NATO dhe me mbështetjen e këtyre vendeve ka arritur progres të jashtëzakonshëm në konsolidimin e praktikave demokratike.
Duke folur për mediat, kreu i PD deklaroi se zgjedhjet e të dielës ishin një shembull për gjithë rajonin, por në veçanti për Shqipërinë, teksa treguan se ka institucione të konsoliduara për të garantuar demokracinë funksionale, zgjedhje të lira e të ndershme dhe respektin e minoriteteve, sidomos atij serb.
Kosova është një shtet i pavarur, i konsoliduar dhe për PD mbështetja ndaj Kosovës për luftën ndaj krimit e korrupsionit, prosperitetin ekonomik dhe integrimin europian dhe euroatlantik, është prioritet i dorës së parë”, tha Basha./balkanweb