Bota

Bashkimi Evropian i shqetësuar për vazhdimin e arrestimit të palestinezëve

Delegacioni i Bashkimit Evropian i dërguar në Rripin e Gazës të shtunën në mbrëmje në një deklaratë ka shprehur shqetësim për vazhdimin e arrestimit të palestinezëve nga forcat okupatore të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se delegacioni evropian ka kërkuar nga regjimi sionist që të respektojë ligjet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në lidhje me të burgosurit palestinezë. Sionistët gjithmonë për realizimin e qëllimeve të tyre ekspansioniste në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kodsin e pushtuar, sulmojnë palestinezët dhe për çdo ditë arrestojnë dhe burgosin palestinezët pa kurrfarë akuze. Në deklaratën e këtij komisioni evropian gjithashtu është theksuar se Bashkimi Evropian po ndjek me shqetësim gjendjen e të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist të cilët kanë hyrë në ditën e 20-të të grevës së urisë. Të burgosurit palestinezë që nga 17 prilli kanë filluar grevën e urisë me moton “Liri dhe Dinjitet” në shenjë proteste ndaj politikës dhe sjelljes raciste të regjimit sionist. Rreth 6500 palestinezë ndodhen në burgjet e Izraelit ku 62 persona janë femra dhe 300 fëmijë. Greva e urisë së të burgosurve palestinezë po mbështetet nga shumë popuj të vendeve të ndryshme të botës. Organizatat ndërkombëtare gjithashtu kanë kërkuar nga regjimi sionist që t’i përgjigjet kërkesave të drejta të burgosurve palestinezë, mirëpo regjimi sionist po vazhdon shtypjen e të burgosurve palestinezë./ PT