Forcat izraelite kanë arrestuar shtatë palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, bëri të ditur ushtria izraelite.
Individët u arrestuan për “përfshirje të dyshuar në aktivitetet terroriste”, pretendoi ushtria në një deklaratë pa dhënë detaje.
“Të arrestuarit janë futur në paraburgim për hetime”, thuhet në njoftim.
Sipas shifrave zyrtare palestineze, rreth 6.500 palestinezë momentalisht gjenden në burgjet izraelite, përfshirë 62 gra dhe rreth 350 të mitur. (AA)