BE do të hapë negociatat, shtohen kushtet për Shqipërinë

Disa nga agjencitë më të mëdha europiane raportuan sot se Bashkimi Europian do të hapë dritën jeshile për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në vazhdën e progresit të shënuar në reforma dhe përmbushjen e kushteve të vendosura unanimisht nga Këshilli në Qershor të 2018-s, Këshilli Europian vend të hapë negociatat më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në draft-vendim.

Por, duke bërë një krahasim me konkluzionet e vitit 2018, kur u tha se negociatat do të hapeshin, por gjithashtu u vendos se kur do të mbahej edhe konferenca e pare ndërqeveritare (brenda vitit 2019), këtë herë ky kufizim kohor ka rënë dhe ulja reale në tryezë me BE mund të shtyhet në kalendat greke.

Ndërkohë agjencia Bloomberg shkruan se do ketë një shtim dhe forcim të kushteve për Shqipërinë.

Ajo nuk sqaron se çfarë kushtesh shtesë janë, por dihet se Holanda dhe Greqia kanë rezerva dhe do të vendosin kushte.

Një një dokument thuhet se para konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara nga Bundestagu gjerman, përfshirë implementimin e reformës elektorale, sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe finalizimin e strukturave anti-korrupsion dhe kundër krimit të organizuar.

Listës i shtohen gjithashtu kërkesat për frenimin e azilkërkueseve dhe ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimit të komisionit të Venecias. Adresohen gjithashtu shqetësimet e Athinës për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në vend.

Ka pasur më herët raportime se liria e medias do të jetë një tjetër kusht i shtuar./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne