BE intensifikon diplomacinë për Gazën në Lindjen e Mesme

Bashkimi Evropian (BE) po shton kontaktet diplomatike të saj me vendet e Lindjes së Mesme në lidhje me Gazën, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij. Pasi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, filloi sot në Izrael turneun e tij në Lindjen e Mesme, gjithashtu edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë rajonin për të zhvilluar bisedime për çështjen Gazës.

Më 18 nëntor, von der Leyen do të vizitojë Egjiptin dhe Jordaninë, ku do të takohet me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi dhe do t‘i dorëzojë Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane ndihmat humanitare të BE-së për Gazës në aeroportin Al-Arish. Në të njëjtën ditë, von der Leyen do të vizitojë Jordaninë dhe do takohet në Aman me Mbretin Abdullah II. Edhe Borrell, i cili ka filluar sot turneun e Lindjes së Mesme, me vizitën e tij në Izrael do të zhvillojë takime me presidentin izraelit dhe anëtarët e qeverisë, si dhe zyrtarët e OKB-së.

Pas Izraelit, Borrell nesër do kalojë në Ramallah ku do takohet me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas dhe kryeministrin Mohammad Shtayyeh. Më pas, Borrell do të vizitojë Bahreinin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Jordaninë. Administrata e BE-së insiston se zgjidhja e çështjes Palestinë-Izrael do të jetë e mundur vetëm me një strukturë me dy shtete. Pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së më 13 nëntor, Borrell u shpreh se, “Duhet të ndërtojmë një shtet të ri për palestinezët. Edhe kjo nënkupton se duhet të shikojmë pas konfliktit”.

BE mbron idenë se duhet të pengohet dëbimi i palestinezëve nga Gaza, se nuk duhet të lejohet pushtimi i Gazës nga Izraeli dhe se situata në Gaza duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së çështjes palestineze. Për zgjidhjen e çështjes palestineze, administrata e BE-së thekson se duhet të ketë një “administratë të vetme legjitime palestineze” dhe se kjo duhet të pranohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne