BE-ja është “alarmuar” nga miratimi i Izraelit për vendbanimet e reja të paligjshme në Kudsin Lindor

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se blloku evropian është “alarmuar” nga dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

“Ne jemi të alarmuar nga dhuna në Bregun Perëndimor nga kolonët ekstremistë hebrenj. Ne jemi gjithashtu të alarmuar nga fakti që qeveria izraelite ka miratuar ndërtimin e 1.700 njësive të tjera të banimit në Kudsin Lindor për të zgjeruar vendbanimet (ilegale hebreje)”, tha Borrell në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Borrell gjithashtu theksoi rritjen e viktimave civile në Gaza si rezultat i sulmeve të pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit. Shefi i diplomacisë së BE-së tha se mbështetja për Autoritetin Palestinez (PA) duhet të vazhdojë. Më 1 dhjetor, Izraeli rifilloi ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës pas përfundimit të një pauze humanitare 1-javore me grupin palestinez Hamas.

Të paktën 18.205 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 49.645 të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne