BE-ja ndalon produktet plastike njëpërdorimshme duke filluar nga viti 2021

Këshilli njoftoi se është miratuar rregullimi ligjor që ndalon përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimshme, pasi ato përbëjnë 70 për qind të mbeturinave që gjenden në oqeane dhe zona bregdetare.

Produktet që do të ndalohen në tregjet e Bashkimit Evropian duke filluar nga viti 2021, të cilat kanë alternativa adekuate, janë pastruesit e veshëve me përmbajtje plastike, thikat, pirunët, lugët, pjatat, pipëzat, përzierësit e pijeve, shufrat plastike të balonave dhe kapakët plastikë të produkteve ushqimore.

Shtetet anëtare të BE-së do të jenë të detyruara që të mbledhin 90 për qind të shisheve plastike deri në vitin 2029.

Amendamenti në fjalë është miratuar më herët edhe nga Parlamentin Evropian./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne