Bota

BE nuk reagon ndaj ngjarjeve të dhunshme në Francë

Bashkimi Evropian (BE), që bën paralajmërime ndaj protestave në vende të ndryshme të botës, ka mbetur i heshtur kundër protestave për “rritjen e çmimeve të karburanteve” të cilat vazhdojnë në Francë për më shumë se një javë me pjesëmarrjen e qindra mijëra njerëzve.

Brukseli i cili bën thirrje për “qetësi” ose paralajmëron qeveritë për protesta të zhvilluara në vende të ndryshme, është shmangur që të bëjë një deklaratë në lidhje me ngjarjet që vazhdojnë për më shumë se 1 javë në Francë.

Ende nga BE-ja nuk është bërë ndonjë reagim për “paralajmërim” apo thirrje për “vetëpërmbajtje” për ngjarjet e përjetuara në Francë, ku në rrugët e Parisit janë rritur tensionet, janë plaçkitur bizneset dhe qendrat tregtare, bllokuar hyrjet dhe daljet e shumë pikave të karburanteve në të gjithë vendin, ku dhe kulla Eiffel për të cilën turistët kanë një interes të lartë është mbyllur.

Ka tërhequr vëmendjen që BE injoron dhunën në mes të Evropës, ndërkohë që ajo për ngjarjet Gezi në Turqi ka kryer paralajmërim pas paralajmërimi ndaj Ankarasë.

Mijëra protestues të emërtuar “jelekët e verdhë” kanë dalë në rrugë në pika të ndryshme të Francës me qëllim për të protestuar për rritjen e çmimeve të karburanteve.

Pas ndërhyrjes së forcave të policisë ndaj protestuesve janë plagosur 756 persona nga të cilët 136 efektivë të policisë si dhe janë arrestuar 693 persona. Gjithashtu gjatë protestave kanë humbur jetën edhe 2 persona.

Protestat në vend vazhdojnë që prej 17 nëntorit si reagim ndaj qeverisë për vendosjen e taksave shtesë për karburantet./ AA

OPINIONE